Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka konfirmuar se qëndrimi i partisë së tij mbetet i pandryshuar sa i përket procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Duke folur për mediat, pak para tentimit të 21-të për konstituimin e Kuvendit, Gruda tha se nuk ka pasur asnjë kontakt të ri dhe as ndonjë zhvillim që do të ndryshonte pozicionin e PDK-së.
“Nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk kam asgjë të re për të deklaruar. Nuk ka pasur asnjë kontakt e asnjë ndryshim pozicioni,” theksoi ai.
PDK-ja ka deklaruar më herët se nuk do të mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit dhe ka kërkuar një qasje të re nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjidhjen e ngërçit institucional.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!