Më herët u raportua se forcat ruse bombarduan një spital të maternitetit në Ukrainën jugore, në Mariupol, një sulm i përshkruar nga presidenti i vendit Volodymyr Zelensky si një “mizori”.
Ky sulm erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një armëpushim 12-orësh për të mundësuar evakuimin.
Theksojmë se edhe njëherë Zelensky përsëriti thirrjen e tij për aleancën ushtarake të NATO-s për të shpallur një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.
Këto janë disa nga imazhet që i ka shpërndarë CNN nga ky spital.