Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është kanosur nga një grua. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, në Deçan.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se është kanosur nga e dyshuara femër K-Shqiptare. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Në raportet 24 orëshe të policisë së Kosovës janë të shpeshta rastet kur burrat rrahen nga gratë e tyre, ndërsa ka më pak raportime për gratë që rrahin burrat.
Kodi penal i Republikës së Kosovës thotë se në rast se kryhet kanosje ndaj një personi, pason dënimi me burg nga 1 deri në 5 vite./Sinjali/