Një rast i dhunës në familje është raportuar sërish në Gjilan, ku një grua ka deklaruar se po pranonte mesazhe kërcënuese dhe shqetësuese nga ish-bashkëshorti i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është paraqitur më 22 qershor, rreth orës 13:05, në Gjilan, ndërsa lidhet me një rast të raportuar dhe iniciuar më herët, më 21 maj.
Burimet bëjnë të ditur se ankuesja ka deklaruar se, në vazhdimësi, kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe shqetësuese, të cilat dyshohet se i janë dërguar nga ish-bashkëshorti i saj.
I dyshuari është intervistuar me shkrim në prani të avokatit mbrojtës, sipas detyrës zyrtare.
Pas intervistimit dhe me vendim të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
I njëjti është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Gjilan, ndërsa rasti është duke u hetuar si “Dhunë në familje”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!