Një femër në Prishtinë dje ka raportuar në Policinë e Kosovës se burri i saj ka vdekur në QKUK, pasi që i njëjti më parë kishte qenë duke u trajtuar në klinikën “Gastro”, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se viktima e ka raportuar rastin rreth orëve të pasdites, derisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML.
Ky rast është hapur si “vdekje e dyshimtë”.