image Gruaja që krijon kukulla bebe, a mund ta dalloni që nuk janë të vërteta

Kuriozitete

Gruaja që krijon kukulla bebe, a mund ta dalloni që nuk janë të vërteta

news image

Në punishten e artizanes braziliane Ana Paula Guimaraes, në divanin e saj janë te ulura disa foshnja “hiper-realiste”, ndërsa të tjerat “flenë” në krevatet e tyre.

Ata janë të ashtuquajturat “bebe të rilindura”, një art që konsiston në krijimin e kukullave me një saktësi të tillë detajesh saqë ato duken sikur të jenë foshnja të vërteta, shkruan EuroNews, transmeton Gazeta Sinjali.

Që nga viti 2008, Guimaraes ka punuar gjithmonë si artizane.

Ajo ka bërë tashmë mbi një mijë foshnja hiper-realiste.

Kukullat shiten rreth 1,200 euro për klientët kryesisht në Brazil, por edhe nga vende të tilla si Portugalia, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Australia.

Trupi është prej pëlhure, koka dhe gjymtyrët janë prej gome lateksi dhe flokët janë prej lëkure deleje dhe të mbjella fije për fije.

Lloje të ndryshme përdoren për qerpikët dhe thonjtë. Disa kukulla kanë vena pak të theksuara, madje edhe shenja lindjeje.

Klientët mund të zgjedhin ngjyrën e syve, flokëve dhe lëkurës, si dhe formën e fytyrës./GazetaSinjali/