image E mori ta dërgonte në Shtërpcë, 50-vjeçari sulmon seksualisht brenda veturës një grua

Siguri

E mori ta dërgonte në Shtërpcë, 50-vjeçari sulmon seksualisht brenda veturës një grua

news image

Një grua nga Shtërpca e ka raportuar dje në Polici një rast të sulmit seksual, që sipas saj ka ndodhur në fshatin Gotovush, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje se çfarë ka deklaruar viktima në stacion policor lidhur me rastin.

Sipas saj, A.H, në dalje të fshatit Gotovush ia kishte ndalur veturën derisa ajo ishte duke pritur dhe e kishte marrë të njëjtën, ku rrugës për në Shtërpcë kishte nisur ta ngacmojë.

Në deklaratën e viktimës të dhënë para hetuesve policorë thuhet se i dyshuari fillimisht e kishte prekur me dorë në shpatullën e këmbës, derisa i kishte thënë se dëshiron të bëjë marrëdhënie seksuale me të.

Në atë moment, gruaja ka dalë nga vetura e të dyshuarit dhe e ka raportuar menjëherë rastin në Polici.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka intervistuar të dyshuarin, i cili i ka mohuar akuzat e viktimës. I njëjti ka dhënë deklaratën e tij dhe me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

/GazetaSinjali/