image Gruaja nga Malisheva që vdiq nga koronavirusi, u varros mbrëmë para mesnate

Kosovë

Shëndetësi/ Gruaja nga Malisheva që vdiq nga koronavirusi, u varros mbrëmë para mesnate

news image

Varrimi i gruas nga Malisheva e cila vdiq nga koronavirusi, u krye mbrëmë në orën 22:00, pak para mesnatës.

Gruaja ishte 66-vjeare dhe tash e disa ditë po trajtohej në kujdesin intensiv të Klinikës Infektivë të QKUK’së.

Detaje për varrimin e viktimës dha kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj.

“Patëm mbrëmë viktimën e parë të koronavirusit nga Malisheva. Mbrëmë në ora 22:00 e kemi kryer ceremoninë e varrimit. Gjendja e pacientëve të tjerë është stabile. 10 fshatra janë të prekura. Tjerat janë të paprekura”, sqaron Begaj.

Ai për t7 tha se deri më tash në këtë komunë, janë katër burime të infeksionit të cilat dihen deri më sot, ndërsa 6 persona janë shëruar plotësisht, ata janë liruar tashmë në shtëpi.

Deri tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 224 raste me Covid-19, 6 kanë vdekur dhe 37 janë shëruar./Gazeta Sinjali/