image Gruaja nga Gjermania e denoncon burrin në Polici, raporton se kërcënoi me vrasje kur të kthehet në Kosovë

Siguri

Gruaja nga Gjermania e denoncon burrin në Polici, raporton se kërcënoi me vrasje kur të kthehet në Kosovë

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një grua, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima, e cila nuk ndodhet për momentin në Kosovë, e ka njoftuar Policinë nga Gjermania për dhunën psikike që burri ka ushtruar ndaj saj përmes telefonit.

Sinjali mëson se i dyshuari e ka kërcënuar me vrasje gruan, duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq posa të kthehet në Kosovë.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/