image Gruaja me këmbët më të gjata në botë zbulon vështirësitë me të cilat përballet

Kuriozitete

Gruaja me këmbët më të gjata në botë zbulon vështirësitë me të cilat përballet

news image

Gruaja që mban rekordin botëror për këmbët më të gjata ka treguar vështirësitë e saj për të gjetur rroba që i përshtaten.

Maci Currin nga Austin, Teksas, është bërë virale në rrjete sociale pasi ka ndarë video duke demonstruar gjatësinë e saj të pabesueshme, mbi 2 metra.

21-vjeçarja zbuloi se merr reagime të shumta nga njerëzit, madje shumë prej tyre e krahasojnë me personazhe të filmave horror.

Por, kjo nuk i pengon asaj të pretendojë se i pëlqen të jetë unike, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë kam qenë gjithmonë më e gjatë se të gjithë. Unë kam qenë gjithmonë një kokë mbi të gjithë”, tha Currin.

“Kishte një rast kur po luaja. Isha në klasën e dytë dhe dikush më pyeti nëse isha në shkollë të mesme për shkak të gjatësisë”, shtoi ajo, duke e theksuar se në atë kohë e urrente gjatësinë që kishte, shkaku edhe që nuk mundet të gjejë rroba të përshtatshme.

Edhe pse disa përdorues e përqeshin, të tjerë mendojnë se ajo duhet të jetë modele falë gjatësisë së saj, raporton telegrafi.

/GazetaSinjali/