image Gruaja kineze ha lakuriqin, i cili besohet se është shkak i përhapjes së virusit

Botë

Botë/ Gruaja kineze ha lakuriqin, i cili besohet se është shkak i përhapjes së virusit

news image

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet një grua kineze duke ngrënë një gjitarë fluturues.

Derisa e gjithë Kina është alarmuar dhe virusi misterioz ka prekur me qindra persona, gruaja e ha pa problem gjitarin.

Besohet se virus i ri vdekjeprurës të ketë ardhur nga gjitarët fluturues. Ky virus po shkakton pneumoni dhe shkencëtarët kanë frikë se ai mund të jetë përhapur te njerëzit nga gjarpërinjtë ose lakuriqët.

Lloji i ri i koronavirusit, i cili u shfaq në qytetin qendror kinez Wuhan muajin e kaluar, ka vrarë të paktën 17 njerëz dhe ka prekur më shumë së 600 persona.

Ky virus i izoloi dy qytete në Kinë, Wuhan dhe Huanggang./Gazeta Sinjali/