Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 26 qershor, rreth orës 17:05, në rrugën “Nazim Gafurri”.
Njësitet e Stacionit Policor Veriu, hetuesit dhe forenzika kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku trupi i viktimës është gjetur në një nga dhomat e banesës së saj.
Ekipi i Emergjencës, i cili ndodhej në lokacion, ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Burimet bëjnë të ditur se në trupin e saj nuk janë vërejtur shenja dhune.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa është urdhëruar që trupi i pajetë të tërhiqet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet për sqarimin e rrethanave të vdekjes janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!