image Gruaja e Valon Behramit, Lara e fiton medaljen e bronztë olimpike

Sporte të tjera

Gruaja e Valon Behramit, Lara e fiton medaljen e bronztë olimpike

news image

Lara Gutt-Behrami ka fituar medaljen e bronztë në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitarja zvicerane është bashkëshortja e futbollistit me prejardhje nga Kosova, Valon Behrami.

Në këtë disiplinë garoi sot edhe skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu, për të cilën Gutt Behrami është idhull i saj.

Kryeziu u fut në historinë e Kosovës, duke u bërë gruaja e parë që e përfaqëson vendin në lojëra dimërore.

Ajo e zuri vendin e 49-të nga 82 garuese në sllallom të madh. Koha e saj pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 42.19 sekonda.

Ndërkohë, sot për Kosovën garoi me ski edhe Albin Tahiri, duke regjistruar kohë rekorde personale në lojërat dimërore.

Ai u rendit i 35-ti nga 43 garues, e cila është renditja e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Tahiri pati kohën 1 minutë e 52.44 sekonda.

Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh ditët në vijim./Gazeta Sinjali Sporti/