Shqipe Mehmeti Selimi, gruaja e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka thënë se avokati mbrojtës i bashkëshortit të saj, David Young, u zëvendësua nga Geoffrey Roberts, për shkaqe të tija shëndetësore.
“David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young”, ka shkruar Selimi në Facebook.
Ajo tha se ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit vazhdon punën me intensitetin dhe harmoninë e zakonshme.
“Ne si familje jemi të kënaqur me punën e avokatëve”, ka përfunduar ajo.