image Gruaja e Haradinajt e "prezanton" deputetin e ri të Kuvendit të Kosovës

Gruaja e Haradinajt e “prezanton” deputetin e ri të Kuvendit të Kosovës

news image

Flokëtari, Kaci Lleshi, dje ka zyrtarizuar aderimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky lajm u komentua mjaft shumë nëpër rrjetet sociale.

Sot, bashkëshortja e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, Anita, ka rregulluar flokët te Kaci, përderisa të njëjtin e ka prezantuar si “deputet”.

Kujtojmë që para tre ditësh kuvendi i Kosovës është shpërndarë, ndërsa priten zgjedhjet e reja.

Zgjedhjet pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, pasi presidenti ta caktojë datën.