Flokëtari, Kaci Lleshi, dje ka zyrtarizuar aderimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ky lajm u komentua mjaft shumë nëpër rrjetet sociale.
Sot, bashkëshortja e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, Anita, ka rregulluar flokët te Kaci, përderisa të njëjtin e ka prezantuar si “deputet”.
Kujtojmë që para tre ditësh kuvendi i Kosovës është shpërndarë, ndërsa priten zgjedhjet e reja.
Zgjedhjet pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, pasi presidenti ta caktojë datën.