image Gruaja e denoncoi se e rrihte atë dhe fëmijët – 37-vjeçarit i hapet rast për dhunë në familje në Prishtinë

Siguri

Gruaja e denoncoi se e rrihte atë dhe fëmijët – 37-vjeçarit i hapet rast për dhunë në familje në Prishtinë

news image

Një grua nga Prishtina ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, duke e akuzuar për dhunë psikologjike e fizike ndaj saj, si dhe për keqtrajtim të fëmijëve të tyre, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është B.V. 37 vjeçar, ndërsa viktimë E.H.V. 32 vjeçare.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar mbrëmjen e 19 korrikut, rreth orës 21:00, në rrugën “Muhamet Malsori” në Prishtinë.

Në deklarimin e saj para hetuesve, viktima ka thënë se për një kohë kishte qenë viktimë e dhunës psikologjike dhe fizike nga bashkëshorti. Ajo ka deklaruar gjithashtu se i dyshuari i kishte keqtrajtuar edhe fëmijët e tyre, duke i rrahur, gjë që kishte çuar edhe në përshkallëzimin e konfliktit mes tyre.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, por ajo e ka refuzuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është trajtuar nga hetuesit e dhunës në familje dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar procedurë penale për veprën “Dhunë në familje”.

Pas përfundimit të procedurave policore, B.V. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima ka vendosur të largohet nga banesa dhe të strehohet te familja e saj në Obiliq.

Rasti mbetet nën hetim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/