image Gruaja dhe familjarët hidhen në kafazin e krokodilëve për të shpëtuar 3-vjeçarin në Angli

Botë

Gruaja dhe familjarët hidhen në kafazin e krokodilëve për të shpëtuar 3-vjeçarin në Angli

news image

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në një kopsht zoologjik në Britaninë e Madhe, ku një djalë trevjeçar ka përfunduar brenda rrethimit të krokodilëve, duke detyruar familjarët të ndërhyjnë për ta shpëtuar.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në kopshtin zoologjik familjar “Johnsons of Old Hurst” në Huntingdon, kur një burrë dyshohet se e ka hedhur fëmijën nga një lartësi prej rreth 4.5 metrash brenda rrethimit të krokodilëve.

Në atë moment, pronarja e kopshtit zoologjik, Tracey Johnson, së bashku me bashkëshortin e saj dhe djalin, janë futur menjëherë në zonën e rrezikshme për të shpëtuar fëmijën, duke rrezikuar jetën e tyre.

Sipas dëshmitarëve dhe mediave britanike, të paktën një krokodil e ka sulmuar fëmijën, duke i shkaktuar lëndime të rënda, përfshirë thyerje në krah dhe në legen. Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë e familjarëve ka bërë të mundur nxjerrjen e tij nga kafazi dhe transportimin për trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar nga Norfolk nën dyshimet për tentativë vrasjeje, por ai është liruar me kusht deri në seancën e radhës, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë për t’u marrë në pyetje.

Policia e Policia e Cambridgeshire ka konfirmuar se fëmija ndodhet në gjendje kritike, por stabile, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik britanik, duke u cilësuar si një nga incidentet më të rënda të këtij lloji në një kopsht zoologjik familjar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/