Punimet afër një objekti banesor në rrugën “Hysen Dobruna” në Gjakovë kanë ndaluar që dy muaj, por vendi ku është bërë gropa po i rrezikon banorët e asaj pjese, si dhe këmbësorët e veturat që shfrytëzojnë rrugët për qarkullim.
Kjo gjendje e rrugës sipas disa sinjalizuesve po i rrezikon në masë të madhe, sidomos gjatë natës.
Ata kanë dërguar edhe pamje ku shihet një gropë goxha e madhe, por jo edhe ndonjë mbrojtëse që e parandalon rrezikun.
Sipas tyre, dyshohet se lejen për t’i vazhduar punimet kompania e ka marrë sërish. Qytetarët shpresojnë se para se të ndodhë ndonjë fatalitet, të merren masat e duhura.