Avokati i Popullit, Naim Qelaj, përmes një komunikate, ka reaguar pas grevës që po vazhdon në arsim.
Qelaj bën thirrje që të dy palët të gjejnë zgjidhje për të dal nga kjo situatë.
“Në fund, për diskutimet dhe çështjet e ngritura në mes palëve, Avokati i Popullit iu ka dërguar palëve, që të japin përgjigje. Avokati Popullit, sot ka pranuar përgjigje nga qeveria me qëndrimin se janë të gatshëm të bisedojnë për çështjet e prekura nga Avokati ndërsa janë në pritje të përgjigjes nga sindikatat”, thuhet në komunikatë.