Gresa ka folur me Vullnetin dhe Gjestin për zërin e Rovenës.
E njëjta tha se është hera dytë që e dëgjon duke kënduar live brenda shtëpisë së BBVK3, por që sipas mendimit të saj ajo nuk di fare të këndoj.
“Unë Rovenën nuk e kam dëgjuar kurrë duke kënduar live, këtu është hera e dytë që e dëgjoj edhe më falni por është skandal.
Unë nuk mund të rri pa ta thënë,me fal është mendimi im ti ke hy qitu unë kam thënë që jam rritë me këngët e tua, unë kam thënë që të vlerësoj si artiste, krejt në rregull por kur të kap mikrofonin…”, u shpreh Gresa.
“Kurrgjë s’marr vesh në muzikë, por e marr vesh kur nuk di të këndoj”, tha tutje Gresa.