image Greqia pret fluturimin e parë nga Gjermania, testime për pasagjerët

Siguri

Pandemia/ Greqia pret fluturimin e parë nga Gjermania, testime për pasagjerët

news image

Avioni i parë me pasagjerë nga Gjermania arriti në Greqi pas heqjes së ndalimit të fluturimeve. Pas dy muajsh, udhëtarët, të gjithë të pajisur me maska, zbarkuan në aeroportin ndërkombëtar të Athinës.

Atyre iu kërkua të plotësonin një formular me të dhënat e tyre personale përpara se të drejtoheshin në pikat e autorizuara të aeroportit për të kryer testet për koronavirus.

Ata do të qëndrojnë në një hotel të zgjedhur nga qeveria deri në shpalljen e rezultatit. Nëse janë pozitivë, do të qëndrojnë në karantinë në hotel për dy javë. Por edhe nëse rezultati është negativ, do të qëndrojnë në karantinë për të njëjtën periudhë kohore në vendqëndrimin e deklaruar.

Kjo masë pritet të hiqet në fund të majit. Greqia ndëshkon shkelësit e karantinës me gjobë deri në 5 mijë euro, por edhe me ndjekje ligjore. Pasi zbarkuan, udhëtarët treguan dhe eksperiencën e tyre. 

Në fluturimin e parë, bënin pjesë udhëtarë që riktheheshin për punë nga Gjermania për në Greqi. Komisioni Europian prezantoi ditë më parë një propozim për udhëtimet ajrore, në të cilin përfshiheshin udhëzime që pasagjerët të mbanin maska, të riorganizohen pikat “check in” si dhe ato të bagazheve për të shmangur grumbullimin e turmave./Gazeta Sinjali/