image Grenelli punësohet si analist në faqen amerikane të lajmeve

Botë

Grenelli punësohet si analist në faqen amerikane të lajmeve

news image

Rrjeti i lajmeve në SHBA “Newsmax”, ka njoftuar se e ka emëruar dhe analist ish-ushtruesin e detyrës së Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare të Donald Trumpit, Richard Grenellin.

Ai tha se Grenell është mjeshtër i politikës dhe si i tillë shikuesit do të përfitojnë njohje nga përvoja e tij.

“Ric Grenell është mjeshtër i politikës, mediave dhe qeverisë dhe ne besojmë se shikuesit tanë do të përfitojnë njohje të thella nga përvoja e tij e gjerë dhe shërbimi publik”, tha shefi ekzekutiv i rrjetit “Newsmax”.

Pas emërimit të tij, Grenelli tha se tha: “Jam i nderuar që t’i bashkohem Newsmax si kontribuues për Siguri Kombëtare dhe gjithashtu t’i udhëheq bashkëpunimet e tyre ndërkombëtare.”

“Newsmax” është duke u përballur me paraqitjen e rrjetit “Fox News”, që po mbizotëron në fushën e mediave, sidomos në mesin e shikuesve konservatorë dhe përkrahës të Trumpit.

/GazetaSinjali/