Emisari i presidentit të SHBA-ve, për bisedimet Kosovë- Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas marrëveshjes për fluturimet e para direkte, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Grenell thekosi se kjo marrëveshje ndërmjet dy shteteve është historike dhe u bë e mundur falë presidentit Donald Trump.
“Presidenti Donald Trump edhe një herë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për fluturimet e para direkte midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vitesh. Faleminderit Luthansa, NATO, Robert C O’Brien dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Grenell./ Gazeta Sinjali/