image Grenell tregon se kë e ka ftuar SHBA-ja të marrë pjesë në Washington me 27 qershor

Kosovë

Grenell tregon se kë e ka ftuar SHBA-ja të marrë pjesë në Washington me 27 qershor

news image

I dërguari i posaçëm nga SHBA-ja për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë janë ftuar ata që janë të ulur në karriget e presidentit dhe kryeministrit.

“Ne i ftojmë personat që janë të ulur në karriget e presidentit dhe kryeministrit. Kjo është ajo që ne bëjmë. E kemi bërë për Kosovë, e kemi bërë për Serbinë. Ne i ftojmë personat zyrtarë që janë të ulur në ato karrige, ju e caktoni delegacionin tuaj”, ka thënë Grenell.

Grenell më tutje është shprehur se SHBA-ja nuk e kontrollon Kosovën, por janë aleatë të besueshëm.

“Ju e keni pak ide për atë se cila është përfshirja e Shteteve të Bashkuara këtu. Ne nuk e kontrollojmë Kosovën. Ne jemi një aleat i Kosovës”, ka thënë ai në një përgjigje për Express./ Gazeta Sinjali/