Ish-emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka biseduar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Grenell është shprehur i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende president.
“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.
Pavarësisht se nuk mban ndonjë post në administratën amerikane, Grenell vazhdon t’i komentoj zhvillimet në Ballkan dhe veçanërisht në Kosovë.
I just spoke with @HashimThaciRKS from prison in The Hague.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 8, 2022
I am confident that the people of Kosovo would be at peace if he were still President. They would also have greater economic cooperation with their neighbors – and more jobs for their children if Thaci were back.