Ish-emisari i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas shtyrjes së radhës të vendimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Përmes një postimi, Grenell kritikoi vendimin e trupit gjykues për shtyrjen e sërishme të shpalljes së vendimit, duke e cilësuar procesin ndaj Thaçit si të pabazë.
“Tre gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shtyrë edhe një herë vendimin e tyre lidhur me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga Jack Smith, të cilën e konsideroj të pabazë.
Ky është një nga rastet e rralla kur republikanët, demokratët, konservatorët dhe aktivistët e së majtës ekstreme ndajnë të njëjtin qëndrim.
Hashim Thaçi është i pafajshëm ndaj këtyre akuzave.
Çfarë po i pengon këta gjyqtarë që të marrin një vendim edhe pas gjithë kësaj kohe?
Sot, ata e shtynë sërish vendimin, kësaj radhe deri në muajin shtator.
Ndërkohë, këta persona kanë kaluar gjashtë vjet të tëra në paraburgim (GJASHTË VJET!)”, ka shkruar Grenell.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!