image Grenell: Thaçi e ka negociuar gjithë Marrëveshjen e Washingtonit, tani kemi Kurtin radikal

Kosovë

Grenell: Thaçi e ka negociuar gjithë Marrëveshjen e Washingtonit, tani kemi Kurtin radikal

news image

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte negociuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq Marrëveshjen e Washingtonit, dhe jo kryeministri i atëhershëm, Avdullah Hoti, i cili e kishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

“Marrëveshja e gjitha ishte negociuar nga Thaçi, Hoti nuk kishte negociuar pjesën më të madhe të saj”, tha ai në një intervistë për “The Pavlovic Today”.

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi së fundmi është tejet aktiv në zhvillimet që ndodhin në Kosovë.

Ai njihet për kritika ndaj kryeministrit Albin Kurtit.

Grenell e ka quajtur radikal kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai kishte refuzuar njohjen e ndërsjellë të targave.

“Tash e kemi këtë djalin radikal Kurtin. Sipas një burimi të besueshëm në dhomë gjatë bisedimeve për targa, Kurti në mënyrë të njëanshme refuzoi njohjen e ndërsjellë të targave. Është e frikshme se njerëzit nuk e ndajnë Kosovën nga Kurti”, thotë ai në këtë intervistë.

/GazetaSinjali/