image Grenell: Republikanët dhe Demokratët rrallë gjejnë gjuhë të përbashkët, por pajtohen se Kurti është problemi

Politikë

Grenell: Republikanët dhe Demokratët rrallë gjejnë gjuhë të përbashkët, por pajtohen se Kurti është problemi

news image

Ish-Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, akuzoi Gjermaninë se është rreshtuar “në anën e kundërt të historisë”, duke mbështetur një “fashist”, siç e cilësoi kryeministrin kosovar, Albin Kurti, posaçërisht rreth zhvillimeve në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Grenell, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të martën, pretendoi se dy forcat kryesore politike në SHBA – Demokratët dhe Republikanët – rrallë gjejnë gjuhë të përbashkët, sidomos sa i përket politikës së jashtme, por pajtohen se problemi i ngërçit është pikërisht kreu i ekzekutivit kosovar, i cili, sipas diplomatit amerikan, ka nxitur dhunën në pjesën veriore.

“Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurti. Çdo shtet në botë ka dënuar Kurtin për nxitje të dhunës – përveç Gjermanisë. Republikanët dhe Demokratët rrallë pajtohen… por ata pajtohen se Kurti është problemi”, ka shkruar ai, pas vizitës së Sekretares Parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Siemtie Moeller, në Kosovë.

/GazetaSinjali/