image Grenell reagon pas takimit në Bruksel: Kurti hodhi poshtë çdo ide që presidentët e ShBA-së i dhanë Kosovës

Evropë

Grenell reagon pas takimit në Bruksel: Kurti hodhi poshtë çdo ide që presidentët e ShBA-së i dhanë Kosovës

news image

Richard Grenell, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë dhe Serbi dhe ish-ambasador në Gjermani ka reaguar pas takimit të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel, raporton GazetaSinjali.

Përmes një postimi në Twitter ai tha se se dëshiron të rikujtojë se kryeministri Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë i kanë dhënë Kosovës.

“Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë i kanë dhënë Kosovës. Të dy presidentët, ai demokrat dhe ai republikan. Ky është vetëm një fakt”, ka shkruar Grenell.

/GazetaSinjali/