image Grenell reagon pas ngjarjes me rusët në Gramsh: Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare

Evropë

Grenell reagon pas ngjarjes me rusët në Gramsh: Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare

news image

Ish i dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar në Twitter, pas raportimeve se tre agjentë rusë kanë sulmuar dy ushtarë shqiptarë pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Ai në postimin e tij në Twitter ka thënë “Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare”.

“Shpresoj të marrin medale. Të gjithë janë heronj”, vazhdon Grenell në postimin e tij.

/GazetaSinjali/