Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përkujtuar sot Betejën e Kosovës, duke “nderuar heronjtë e Vidovdanit”, raporton Gazeta Sinjali.
Grenell e ka cilësuar si të shenjtë princin serb Llazar dhe “dëshmorët serbë”.
“Sot nderojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, filloi beteja kundër osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për princin e shenjtë Llazarin dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, shkroi ai në Twitter.
Serbët janë mbledhur sot në afërsi të Obiliqit për të marr pjesë në kremten e Vidovdanit që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar./Gazeta Sinjali/