image Grenell paralajmëron detaje të reja në librin e tij për bisedimet Kosovë-Serbi - Sinjali

Grenell paralajmëron detaje të reja në librin e tij për bisedimet Kosovë-Serbi

news image

Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, ka njoftuar se është duke e shkruar një libër mbi dialogun Kosovë- Serbi dhe ka paralajmëruar zbulimin e detajeve të panjohura nga ky proces politik.

Grenell, në një intervistë për “The Pavlovic Today”, tha se ajo që e bëri administrata e Donald Trump për këtë çështje dhe të tjerat në Ballkanin Perëndimor ishte rivlerësim i situatës.

“Ka një ndryshim të madh në mes të menduarit dhe të folurit për një çështje dhe më pas të përjetuarit, në fakt përmes diplomacisë. Nuk ka asnjë çështje tjetër më të mirë se çështja e Ballkanit dhe Kosovë-Serbi për të nxjerrë në pah vetëm çmendurinë e komunitetit të OJQ-ve në Washington, të cilët janë krejt jashtë dhe jetojnë 20 vjet më herët”.

Unë jam dikush që jam duartrokitur dhe kritikuar nga të dyja palët. Jam shumë i kënaqur me progresin që kemi bërë”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin