image Grenell nuk ndalet: Rusia s’qëndron prapa tensioneve në veri, Kurti po tenton sërish ta fajësojë Serbinë

Politikë

Grenell nuk ndalet: Rusia s’qëndron prapa tensioneve në veri, Kurti po tenton sërish ta fajësojë Serbinë

news image

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar të shkruajë lidhur me zhvillimet që ndodhën gjatë ditës së djeshme në veriun e vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Grenell ka akuzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për krijimin e tensioneve në veri.

Grenell ka thënë se nuk është e vërtetë që Rusia qëndron prapa tensioneve në veri dhe kushdo që thotë kështu, sipas tij, po përpiqet të manipulojë.

“Çfarë po ndodh në Ballkan nuk është Rusia. Kushdo që ju thotë kështu po përpiqet t’ju manipulojë”, ka thënë Grenell. Bëhet fjalë për Albin Kurtin, i cili po tenton edhe një herë të fajësojë Serbinë”.

Grenell ka thënë se kryeministri Kurti “po jeton në të kaluarën”.

“Populli i Kosovës dëshiron paqe dhe punë, Albin”, ka deklaruar Grenell, teksa ka porositur Kurtin që të mos hyjë në konflikte të tjera.

Tutje ai ka thënë se liderët serbë nuk duhet ta kapin këtë ‘karrem’, por të vazhdojnë të koncentrohen në zhvillimin ekonomik.

No description available.

/GazetaSinjali/