image Grenell nga Beogradi: Qeveria Kurti është njëri nga problemet në dialog

Politikë

Grenell nga Beogradi: Qeveria Kurti është njëri nga problemet në dialog

news image

Ish emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, derisa ka qëndruar në Beograd, ka folur edhe për procesin që po zhvillojnë dy shtetet.

Sipas tij janë dy probleme që e pengojnë procesin e dialogut në mes të dyja vendeve.

“Një është fakti që ky proces drejtohet nga evropianët dhe tjera është qeveria e drejtuar nga Albin Kurti”, ka thënë Grenell.

Ai gjithashtu u shpreh edhe një herë se nuk paguhet nga institucionet në Beograd për t’i mbajtur anë Serbisë.

“Unë jam një amerikan dhe e dua këtë rajon dhe dua që ta ndihmojë”.

/GazetaSinjali/