image Grenell: Kurti s’është lider i mirë për kosovarët, kështu mendon edhe administrata Biden

Politikë

Grenell: Kurti s’është lider i mirë për kosovarët, kështu mendon edhe administrata Biden

news image

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, nuk është lider i mirë për popullin e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë dhënë për gazetën serbe ‘Politika’, Grenell ka pohuar se liderët tjerë, si për shembull ish-presidenti Hashim Thaçi, ishin më të mirë se Kurti.

Sipas tij, edhe administrata e tanishme amerikane, e sheh Kurtin si të tillë.

 “Nuk është vetëm mendimi im, besoj se edhe qeveria aktuale amerikane e sheh kështu. Mos harroni se ai (Kurti) shkoi në Uashington, nuk arriti as në Shtëpinë e Bardhë, nuk hyri brenda. Ai ishte matanë rrugës me stafin e administratës”, ka thënë Grenell.

Ai ka pohuar se një gjë e tillë nuk do të mund të ndodhte gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, pasi që sipas tij, do të organizoheshin takime të nivelit të lartë dhe do të dërgoheshin mesazhe të forta dhe të qarta.

Grenell ka folur edhe për ish-presidentin Thaçi, ku ka thënë se Evropa nuk është dashur ta vendosë atë në Hagë, ku po gjykohet si një nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krime lufte në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.

Populli i Kosovës, nëse dëshiron të ecë përpara, e di se ne kemi bërë shumë më tepër përparim kur Thaçi ishte president”, tha ai.

Grenell shtoi se administrata Biden shprehu pikëpamjen se nuk dëshiron të përfshihet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi se “pret shumë biseda dhe pak veprime” nga BE-ja, e cila tani është në krye të procesit.

Duke folur për Marrëveshjen e Uashingtonit, ai vlerësoi se disa pjesë janë shkelur, e pjesë të tjera ende po tentojnë të zbatohen, por se “nuk ka lidership amerikan, nuk ka presion për ta zbatuar atë”.

/GazetaSinjali/