image Grenell: Kurti është kundër çdo politike amerikane, kjo është e tmerrshme

Politikë

Grenell: Kurti është kundër çdo politike amerikane, kjo është e tmerrshme

news image

Ish-emisari special i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qëndruar sot në Kosovë.

Grenell ka folur për disa nga temat më të nxehta ku është lakuar emri i tij.

Ish-emisari amerikan tha se Kurti refuzon dhe është kundër çdo politike amerikane dhe sipas tij, kjo është një gjë e tmerrshme për Kosovën.

“Më pëlqen zotri Kurti dhe nuk kam asgjë kundër tij. Unë gjykoj Kurtin në bazë të politikës së tij. Më pëlqen fokusi i tij në luftën kundër korrupsionit. Po,r njerëzit e Kosovës duhet ta shohin se ai po lufton korrupsionin.”

“Është keq kur Kurti refuzon çdo politikë amerikane nga Bill Clinton, Barack Obama, George Bush. Ai është kundër çdo politike amerikane. Kjo është e tmerrshme për Kosovën”, ka deklaruar Grenell në TV Dukagjini./GazetaSinjali/