image Grenell: KFOR-i duhet të largohet nga Kosova, e zgjat konfliktin

Politikë

Grenell: KFOR-i duhet të largohet nga Kosova, e zgjat konfliktin

news image

Ish emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nga Beogradi ka deklaruar se as ai dhe as presidenti Trump nuk kanë marrë pjesë në ndonjë takim ku është shqyrtuar ideja e shkëmbimit të territoreve apo ndarjes së Kosovës.

Siç shkruajnë mediat serbe, Grenell ka thënë se kjo ide nuk mbështetet as nga evropianët.

Gjatë deklarimit të tij, ai ka shkuar edhe një hap më tej, duke thënë se KFOR-i duhet të largohet nga Kosova.

“Ne nuk duhet të kemi njësi të KFOR-it në terren, as ushtarë amerikanë nën flamurin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dekada pas konfliktit, sepse kjo krijon imazhin e një rajoni konflikti”, thotë Grenell.

Ai po ashtu tha se “nën siglën e shtypit të lirë shkruhen shumë gjëra, madje edhe të pavërteta dhe shpifje, e njëra prej tyre është se ai paguhet nga autoritetet serbe”.

/GazetaSinjali/