image Grenell: Janjiç gënjeu, unë nuk paguhem nga Serbia

Politikë

Grenell: Janjiç gënjeu, unë nuk paguhem nga Serbia

news image

Deklaratën e analistit serb, Dushan Janjiç, se Serbia e paguan për lobim, ish-emisarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ky i fundit e ka quajtur lajm të rremë.

 Grenell, në një intervistë për RTV Dukagjin tha se, kjo nuk është e vërtetë duke e quajtur shpifje dhe gënjeshtër një pretendim të tillë nga Janjiç.

Nuk është e vërtetë që jam paguar nga Serbia. Ky është një lajm i rrejshëm nga një individ që nuk më njeh mua dhe nuk e di se çfarë bëj unë. Dhe kjo është shpifje dhe gënjeshtër. Nuk është e vërtetë dhe kjo është bërë nga njerëz vetëm për të bërë drama dhe lajme të rreme. Mos përsërisni lajme vetëm për klikime”, tha Grenell. /GazetaSinjali/