Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter, për arrestimin dhe shpalljen “non grata” të spiunes ruse, Daria Aslamova, raporton Gazeta Sinjali.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte shkruar në Twitter se rusja Aslamova u arrestua në të njëjtën ditë kur Policia e Kosovës u sulmuan nga bandat kriminale në veri të vendit, Grenell ka thënë se ky “është një precedent i tmerrshëm”.
“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm”, shkroi Grenell.
“Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa. Sveçla kishte shkruar se arrestimi i Aslamovës, të cilën sot njoftoi se e ka shpallur “non grata” duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vjet – është ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës”, tha Grenell.
While you have every right to kick out pro-Russian individuals (or anyone) you don’t like, you are also creating a precedent for other governments to ban Kosovo officials they don’t like….
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 7, 2022
It’s a terrible precedent.
And so is rejecting Serbian stickers on license plates. https://t.co/PqwJXeVtqO