image Grenell falënderon Vuçiqin për dekoratën: Kam marrë nderimin më të madh

Rajon

Grenell falënderon Vuçiqin për dekoratën: Kam marrë nderimin më të madh

news image

Ish i dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, i është falënderuar publikisht presidentit serb Aleksandar Vuçiq me rastin e dekoratës me të cilën është dekoruar.

Grenelli është dekoruar me Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

“Faleminderit presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjithë qeverisë serbe dhe popullit serb për këtë nder të madh. Sot kam marrë nderimin më të madh, Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë, ka shkruar Grenell në Twitter.

/GazetaSinjali/