image Grenell: Ekipi i Bidenit më në fund po ndjek politikën e Trumpit për Kurtin

Politikë

Grenell: Ekipi i Bidenit më në fund po ndjek politikën e Trumpit për Kurtin

news image

Ish i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, reaguar pas deklaratës së Ndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, raporton Gazeta Sinjali.

Në një postim në platformën X, Grenell ka thënë se ekipi i presidentit aktual, Joe Biden, më në fund po ndjek politikën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

 “Ekipi i Bidenit ‘më në fund’ po ndjek politikën e Administratës Trump për Albin Kurtin e Kosovës. 3 vjet më vonë”, shkroi ai.

Ndryshe, në një intervistë për Zërin e Amerikës, O’Brien ka thënë se me qëndrimin për çështjen e dinarit, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thosha, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/