image Grenell e dërgon në Shqipëri dhëndrin e Trumpit, bëjnë xhiro me helikopter mbi bregdet

Shqipëri

Grenell e dërgon në Shqipëri dhëndrin e Trumpit, bëjnë xhiro me helikopter mbi bregdet

news image

Richard Grenell, ish-emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump, ka ardhur sërish në Shqipëri.

Por jo vetëm, bashkë me të është edhe Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Grenell ka publikuar një video në Instagram, ku bën xhiro me helikopter mbi bregdetin shqiptar.

“Shqipëria me ekuipazhin. Dhe duke parë zjarret e Korfuzit përtej ujit”, ka shkruar Grenell.

Përkundër se ka përfunduar mandatin, Grenell shpesh ka vizituar Shqipërinë, Serbinë, si dhe Kosovën.

Madje ai shpesh komenton zhvillimet që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi.

/GazetaSinjali/