Ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kritikuar shefin e UNMIK-ut për joefektivitet, ku ka shkruar se misioni i UNMIK-ut është një shpenzim i humbur i taksave amerikane.
“Shefi i UNMIK-ut fajëson për komunikim të dobët BE-në, Presidenten e Komisionit Evropian, von Der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Por, ai është është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane dhe ai duhet drastikisht të riformohet ose të përmbyllet”, ka shkruar Grenell përmes një postimi në profilin e tij në Twitter.
Përmbylljen e misionit të UNMIK-ut e ka kërkuar dje edhe përfaqësuesi i SHBA-së në OKB si dhe presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit./GazetaSinjali/