image Greenwood pranë transferimit te Fenerbahçe

Futboll

Greenwood pranë transferimit te Fenerbahçe

news image

Mason Greenwood është shumë afër një aventure të re në karrierë, pasi pritet të transferohet te Fenerbahçe.

Manchester United ka vendosur të mos përdorë të drejtën e riblerjes për sulmuesin anglez, duke i hapur rrugën marrëveshjes mes klubit turk dhe Olympique Marseille.

Fenerbahçe tashmë po punon për përfundimin e dokumentacionit, ndërsa Marseille pritet të arkëtojë nga shitja e lojtarit. Një pjesë e shumës do t’i kalojë edhe Manchester Unitedit, falë klauzolës që klubi anglez kishte ruajtur në marrëveshjen e mëparshme të transferimit.

Greenwood, i cili u largua nga “Old Trafford” pas një periudhe të trazuar, duket se do të vazhdojë karrierën në Superligën turke.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/