image Gratteri: Mafia shqiptare, ndër tre më të rrezikshmet në Evropë

Evropë

Gratteri: Mafia shqiptare, ndër tre më të rrezikshmet në Evropë

news image

Nicola Gratteri, një nga prokurorët më të shquar italiane në luftën ndaj mafies dhe krimit të organizuar në një intervistë ka deklaruar se mafia shqiptare është pasuruar shumë në Shqipëri nga korrupsioni i lartë që ekziston.

“Mafia shqiptare nuk është më ajo e grabitjeve në vila, por është një mafia shumë e strukturuar që është pasuruar shumë në vendin e saj falë një korrupsioni të niveli të lartë”, është shprehur Prokurori i Antimafias Italiane Nicola Gratteri gjatë një interviste për një nga youtuber-in më të njohur italian, kantautori Fedez në programin “Myshk i egër” (Muschio Selvaggio).

Prokurori i Antimafias ka theksuar se sot në Europë ka tre mafie të rrezikshme: mafia kalabreze Ndrangheta, mafia shqiptare e mafia e afrikanoveriore.
Prokurori i Antimafias kalabreze ka rrëfyer se sinjalin e parë të kërcënimit mafioz për eleminimin e tij e ka marrë në vitin 1989 kur një natë para ditës së dasmës së tij, banesa e bashkëshortes u qëllua me armë e u dërgua fjalë që të mos shkonte në ceremoni pasi po martohej me një njeri të vdekur.

Nicola Gratteri ka pohuar gjithashtu se është një nga të paktët persona në Itali që ka një mbrojtje maksimale të garantuar nga shteti 24 orë e të nivelit të parë, me pesë automjete të blinduara e një grup bodygardësh që e ndjekin kudo.

Janë rreth 1000 mafiozë që janë arrestuar për pjesëmarrjen në atentatet që kanë pasur si qëllim eleminimin e prokurorit Gratteri e mesatarisht tre atentate të dokumentuara në muaj, të planifikuara nga mafia e të mbetura në tentativë për ta eleminuar.

/GazetaSinjali/