image Gratë në Ukrainë bëjnë koktej molotovi për të sulmuar ushtrinë ruse

Botë

Gratë në Ukrainë bëjnë koktej molotovi për të sulmuar ushtrinë ruse

news image

The Guardian ka publikuar një fotografi të disa grave në qytetin Dnipro të Ukrainës, e ku shihen duke bërë koktej molotovi për ta sulmuar ushtrinë ruse.

Gratë në Dnipro kanë bërë kokteje molotovi nga polistireni dhe shishet e birrës, të cilat mund t’i përdorin kundër forcave ruse”, shkruan The Guardian.

Në ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas që t’i rezistojnë armikut rus dhe ta neutralizojnë atë. Madje ata u kanë kërkuar që të përgatisin koktej molotovi.

Në kërkesën e ministrisë gjithashtu përfshihet një sugjerim për banorët se si të rezistojnë, duke u bërë thirrje që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

/GazetaSinjali/