image Gratë iraniane në protestë masive pas vdekjes së 22-vjeçares që u arrestua për “veshje të papërshtatshme”

Botë

Gratë iraniane në protestë masive pas vdekjes së 22-vjeçares që u arrestua për “veshje të papërshtatshme”

news image

Protestueset gra kanë qenë në ballë të përshkallëzimit të protestave në Iran duke i djegur shamitë, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të arrestuar për shkelje të ligjeve të hixhabit, përcjell Sinjali.

Demonstratat kanë vazhduar për pesë net radhazi dhe kanë përfishirë disa qytete, raporton BBC.

Mahsa Amini vdiq në spital të premten pasi kaloi tre ditë në koma.

Në Sari, në veri të Teheranit, turma të mëdha brohoritën ndërsa gratë i hodhën në flakë mbulesat e tyre.

Amini u arrestua në kryeqytet javën e kaluar nga policia morale e Iranit, e akuzuar për shkelje të ligjit që u kërkon grave t’i mbulojnë flokët me hixhab ose shami si dhe krahët e këmbët me rroba të gjera.

Ajo ra në koma pak pasi u rrëzua në një qendër paraburgimi.

Ka pasur raporte se policia e ka rrahur atë me shkop në kok në një nga automjetet e tyre, tha Nada al-Nashif nga OKB-ja.

Policia ka mohuar se ajo është keqtrajtuar. Familja e Amini ka thënë se ajo ishte e shëndetshme.

22-vjeçarja ishte nga provinca Kurdistan në Iranin perëndimor, ku tre persona u vranë të hënën ndërsa forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve.

“Skenat në Iran janë mahnitëse. Deri ku do të shkojnë këto protesta?”, shkruan në Twitter Frida Ghitis nga CNN.

/GazetaSinjali/