image Grafite nëpër Prishtinë: Kërkohet që Konjufca të jetë "i pari”, “kundërshtohet” emri i Osmanit

Kosovë

Grafite nëpër Prishtinë: Kërkohet që Konjufca të jetë “i pari”, “kundërshtohet” emri i Osmanit

news image

Sot në Prishtinë janë shfaqur disa grafite ku kërkohet që Glauk Konjufca të jetë i pari e jo Vjosa Osmani.

Beteja politike për numrin 1 në listën zgjedhore ka përcjellë diskutimet zgjedhore që kur janë caktuar zgjedhjet.

Lideri i VV-së, Albin Kurti, po vazhdon të deklarojë se do t’i prijë listës zgjedhore, derisa KQZ-ja nuk e ka certifikuar si kandidat. 

Vjosa Osmani është kandidate për presidente të vendit në listën e VV-së, me numrin 2, derisa pas saj është Glauk Konjufca.

Vetëvendosje vazhdimisht ka refuzuar të bëjë rirenditjen e kandidatëve.

/GazetaSinjali/