image Graçanicë: Hajnat vjedhin panele hekuri në vlerë prej 50 mijë eurosh

Siguri

Graçanicë: Hajnat vjedhin panele hekuri në vlerë prej 50 mijë eurosh

news image

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, ku persona të panjohur kanë vjedhur një sasi të madhe të paneleve të hekurit, të cilat shërbejnë për ndërtimin e objekteve dhe depove, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas merr vesh Sinjali, Policia është njoftuar për rastin nga pronari i pronës, i cili ka deklaruar se vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 50 mijë euro.

Menjëherë pas raportimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme policore.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/